English

Tensionohet situata në veri, plagosen 23 ushtarë të KFOR-it

Mitrovicë, 29 nëntor 2011, NOA – Ndërsa pritet të nisë raundi i shtatë i dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, që nga pasditja e të hënës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Mbrëmjen e të hënës në Jagnjenicë, pranë komunës së Zubin Potokut, ekstremistë serbë kanë plagosur 23 ushtarë të KFOR-it, që po rrekeshin të zhbllokonin rrugën nga barrikadat.

Mes 23 ushtarëve paqeruajtës është plagosur edhe komandanti i operacionit.

Ka qenë një grup ekstremistësh serbë të veriut të Kosovës, që kanë qëlluar me armë mbi ushtarët e KFOR-it, duke i bërë rezistencë në mbrojtje të barrikadave, që pengojnë lëvizjen e lirë nga Mitrovica drejt Zubin Potokut.

E përditshmja kosovare “Koha Ditore” citon burime ndërkombëtare, që shpjegojnë se misioni paqeruajtës ka përdorur përvojat e dy aksioneve të mëhershme për heqjen e barrikadave për të parandaluar veprimet e grupeve kriminale.

Sipas saj në dy aksionet e mëhershme, njëri më 27 korrik dhe tjetri më 23 nëntor, KFOR-i nuk arriti t’i mbante më shumë së tri orë të lira, vendet nga ku hoqi barrikadat serbe.

Ndërkohë EULEKS-i ka dënuar sulmet e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it, duke nënvizuar se forcat shumëkombëshe synojnë rikthimin e qetësisë dhe rendit e ligjit në veri të Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE
  • LDSH GOSTIME14:13 - 29 Nëntor 2011
    Shqiperia e shqiptareve vdekje tradhtareve
  • Mariglen Topi09:47 - 29 Nëntor 2011
    ore ato serb kurva duhen vrare te gjithe mos te eksistoj me fara e atyre