Kaliforni, 29 nëntor NOA - Një ujk i ri nga Origoni në Shtetet e Bashkuara, është kthyer në një personazh tepër të njohur dhe kjo pasi ka përshkuar me mijëra kilometër në kërkim të shpirtit të tij binjak. Kafsha e njohur si Or-7, ka arritur pothuajse në Kaliforni, por ende nuk ka arritur të gjejë partneren e tij të ardhshme. Ujku është në kërkim të shoqes së tij, kjo për periudhën e çiftëzimit dhe për hir të kësaj dashurie kafsha ka përshkuar plot 1 mijë e 100 kilometër. Monitorimi, hap pas hapi, i lëvizjeve të tij biologjike, është kryer falë një jake. r.b/NOA