Nju Jork, 29 nëntor 2011, NOA - Svetllana Stalin, vajza e vetme e ish-udhëheqësit sovjetik Josif Stalin ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej shumë vitesh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Svetllana Stalin, e cila njihej prej vitesh me emrin Lana Peters vdiq në 22 nëntor në moshën 85-vjeçe.
Lajmin e bëri publik sot e përditshmja amerikane “New York Times”, e cila citonte autoritetet e shtetit të Wisconsin, ku e bija e Stalinit jetonte në qendrën Richland.
Svetllana Stalin e la ish-Bashkimin Sovjetik në vitin 1967.
E bija e ish-diktatorit sovjetik në shumë raste pas arratisjes nga Moska, ka pranuar se e urrente të shkuarën e saj, duke preçizuar se madje ndihej edhe skllave në rrethana të jashtëzakonshme.
mit/NOA