Shkup, 29 nëntor 2011, NOA- Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë Lube Boshkovski dhe lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” është dënuar me 7 vite burg.
Siç informona agjencia e lajmeve NOA.al ka qenë Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e cila sot shpalli dënimin me 7 vite burg për Boshkovskin, për shkak të financimit joligjor të fushatës parazgjedhore dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Mësohet se lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” është arrestuar një ditë pas zgjedhjeve më 6 qershor pasi në tre raste të ndryshme ka marrë nga i njëjti person, i cili në seancën gjyqësore u paraqit si dëshmitar mbrojtës, 130 mijë euro për financimin joligjor të fushatës.
a.y/NOA