English

Arrestohet në Rinas një somalez

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA – Një 33-vjeçar nga Somalia është arrestuar në Rinas për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Foowsi Sheq Axmed lindur në Somali dhe banues ne Mogadishu u arrestua gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës Alitalia me destinacion Romën, ndërsa ishte me dy motrat e tij, Aisha Cali 22 vjeç dhe Naima Farax 24 vjeç edhe këto lindur në Somali dhe banuese në Mogadishu.

Gjatë verifikimit për rregullsinë e dokumentave të dy shtetaset somaleze në bazë të fotografisë që ndodhej ne pasaporta dhe pamjes vizive e fizike i janë nënshtruar kontrollit të vijës së dytë dhe intervistimit.

Policia thotë se gjatë marrjes në pyetje rezultoi se dokumentat e tyre ishin blerë në Athinë për afro 400 euro.

Sipas policisë, dy shtetaset somaleze shoqëroheshin nga vëllai i tyre shtetasi Foowsi Sheq Axmed i pajisur me pasaportë suedeze dhe leje qëndrimi suedeze për të huajt, një leje e rregullt.

Ata kishin si destinacion final Suedinë.

I arrestuari Foowsi Sheq Axmed është nën akuzë për dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa dy shtetaset Aisha Cali dhe Naima Farax u dorëzuan për t’u riatdhesuar më pas në Somali.

mit/NOA

KOMENTE