Bruksel, 29 nëntor 2011, NOA- Bashkimi Europian i ka lëvruar Greqisë këstin e gjashtë të ndihmës prej 8 miliardë euro.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, vendimi u morr mbrëmjen e sotme në samitin e Ministrave të Financës të Eurozonës në Bruksel.
Mësohet se kësti i gjashtë i ndihmës do të mbërrijë në Greqi brenda 15-ditëshit të parë të muajit dhjetor.
Ndërkaq ish-Kryeministri Jorgos Papandreu iu ka dërguar dje letër kreditorëve europiane, për të shprehur mbështetje për qeverinë e Kryeministrit aktual Lukas Papademos si dhe për angazhimet e kërkuara nga eurozona me qëllim lirimin e këstit të gjashtë. a.y/NOA