English

Beyonce ndryshon video-klipin, pas akuzave për plagjiaturë

Nju Jork, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Një muaj më parë, kur akuzohej për plagjiaturë për videon e saj “Countdown” shumë të ngjashme me atë të koreografes belge Anne Teresa De Keersmaeker, Beyonce u mbrojt duke deklaruar që bëhej fjalë vetëm për një burim frymëzimi.

Aktualisht, për të larguar çdo lloj polemike të mundshme, ylli i muzikës pop ka xhiruar një video-klip në të cilat imazhet e “kopjuara” janë zhdukur.

“Kjo është plagjiaturë dhe quhet vjedhje... Është diçka jo etike”, - kishte deklaruar koreografja belge.

Dhe për të pasur një përgjigje sa më të denjë Beyonce u kthye pas për të “zhdukur çdo provë të mundshme të kësaj çështjeje”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nuk është hera e parë që këngëtarja akuzohet për kopjim të koreografive, pasi në “Billboard Music Awards 2011” kishte sërish akuzohej për “kopjimin” e një baleti të italianes Lorella Cuccarini, që në të kundërt nga koreografja belge është ndjerë e nderuar për këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE