English

Bruksel, nisi raundi i tetë i dialogut teknik Prishtinë-Beograd

Bruksel, 30 nëntor 2011, NOA – Kur në Veri të Kosovës situata ende vijon të jetë e tensionuar pas dhunës së dy ditëve të fundit, dy delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë ulur paraditen e sotme në Bruksel në raundin e tetë të diskutimeve teknike me ndërmjetësimin e BE-së dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në diskutimet e kësaj dite të gjatë negociatash do të shtrohen në tryezë problemi i moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Më parë, Edita Tahiri deklaroi në Bruksel se do të jetë shumë e vështirë të arrihen marrëveshje me Serbinë rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe menaxhimit të integruar të kufijve në gjithë territorin e vendit.

Por, ndërsa Serbia vazhdon të insistojë, që përfaqësimi rajonal i Kosovës të bëhet nën mandatin e UNMIK-ut, shefja e ekipit negociator të Kosovës e quan të papranueshme këtë kërkesë, pasi Kosova është shtet sovran.

mit/NOA

KOMENTE