English

Ervis Gega Dodi: Unë, mes yjeve të Hollivudit në tapetin e kuq

Duseldorf, 29 Nëntor 2011 NOA - Yjet botërorë si Kathleen Turner, Oliver Martinez, Naomi Cambell, Chris de Burgh, Michail Gorbatschow, Gianna Nannini dhe të tjerë u mblodhën në Mbrëmjen e 20-të gala të Bamirësisë të UNESCO-s në Düsseldorf të Gjermanisë.

Mbrëmja e bamirësisë u ofroi të pranishmëve mundësinë për të mbështetur me donacione bujare fëmijë në nevojë në të gjithë botën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Fondet këtë herë do të mbështesin 400 projekte ne 97 vende të botës. Pikësynimi i projekteve është shkollimi i fëmijëve, ndërtimi i shkollave dhe krijimi i kushteve normale për të mësuar.

E pranishme në këtë mbrëmje madhështore ishte dhe violinistja e famshme Ervis Gega-Dodi. Violinisja me bashkëshortin e saj Auron Dodi mbështet prej vitesh me donacione fëmijet e pastrehë në botë.

Ajo ka qenë gjithmonë shumë e interesuar dhe e preokupuar për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në vështirësi dhe me probleme.

Në takimet e shumta qe violinistja pati gjatë mbrëmjes si p. sh. me aktoren Jerry Hall, me këngëtarin e famshëm Chris de Burgh etj. ajo diskutoi për mundësinë e zgjerimit të projekteve për mbështetjen edhe të fëmijëve në Shqipëri dhe në Kosovë Mysafirë të shquar në takimet në mbrëmjen e UNESCOS ishin edhe mbajtësi i Çmimit Nobel të Paqes, ish-lideri sovjetik, Michail Gorbatschow, ish-Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Hans Dietrich Genscher etj.

e.t/NOA

KOMENTE