English

Futet në lotari, fiton 1 milion dollarë për herë të dytë

Atlanta, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Fati me të vërtetë është i verbër, por në disa raste mund të fiksohet dhe vetëm tek një person.

Është ajo çka ka ndodhur me Delma Kinney, një qytetar fatlum amerikan me origjinë nga Atlanta, që ka festuar 51-vjetorin e tij me një milion dollarë të tjera të fituara për herë të dytë në lotari.

Në vitin 2008, Kinney kishte regjistruar një fitore të njëjtë duke blerë biletën e një lotarie tjetër, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

51-vjeçari, aktualisht me tre fëmijë por pa bashkëshorte për shkak divorci, ka bërë të ditur se do të dhurojë për bamirësi një pjesë të fitores së tij të fundit.

Ndërsa për sa i përket fitores së parë ai ka bërë të ditur se shumica e parave do të përdoret për shkollat e fëmijëve.

Kinney ka rrëfyer se biletën me fat e kishte marrë teksa ishte jashtë për të blerë disa farmaceutikë si pasojë e ftohjes që kishte pësuar.

r.b/NOA

KOMENTE