Pragë, 29 nëntor 2011, NOA- Emigron prej dashurisë gorilla e parë e lindur në kopshtin zoologjik të Pragës, një nga simbolet e qytetit.
Pikërisht sot, gorilla Moia u përshëndet në aeroport pasi pas dy javësh mbush 7 vjeç dhe sot u nis drejt Spanjës ku e pret një shok i fuqishëm, pasi sipas kujdestarëve të saj thuhet se gorilla kishte ndryshuar së tepërmi dhe se tani i duhej një partner.
Për ta përshëndetur në aeroportin e Praga-Ruzyne, ishte edhe kryebashkiaku Bohuslav Svoboda, sipas të cilit Moia ishte kthyer në simbolin e Pragës që nga momenti i lindjes në vitin 2004.
a.y/NOA