English

Grabitje me maska në dyqanin e një kompanie celulare në Tiranë

Tiranë, 29 Nëntor 2011 NOA – Një grabitje e dhunshme ka ndodhur para disa minutash në kryeqytet, ku personeli i një dyqani kompanie celulare është terrorizuar nga agresorët që plaçkitën njësinë tregtare.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë së lajmeve NOA.al se ngjarja ka ndodhur në një dyqannjë kompanie celulare në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

dyqan gjendej menaxheri i tij dhe shitësja. Në një moment, dy persona me armë dhe me maska kanë hyrë brenda në dyqan.

Duke kërcënuar me jetë dhe duke përdorur dhunë verbale ata kanë arritur të vjedhin disa telefona të shtrenjtë celularë, lap-top dhe sende të tjera ndërsa nuk konfirmohet nëse janë vjedhur të holla.

Policia e shumtë në numër ka shkuar në vendngjarje. Raportohet se nuk ka dëmtim të personelit të dyqanit por mësohet se ata janë shokuar nga ngjarja dhe po merren në pyetje nga forcat policore për të mundësuar informacione që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

e.t/NOA

KOMENTE