Nju Jork, 30 Nëntor 2011 NOA - Edhe pse ajo është një këngëtare, kohët e fundit është e njohur edhe për një karakteristikë që nuk ka të bëjë me aftësinë e saj të të kënduarit: Chris Walton është gruaja me thonjtë më të gjatë në botë duke i pasur të paktën tre metra të gjatë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Këngëtarja 45 vjeçare, e njohur në Nevada dhe Kaliforni, ka ndalur së preri thonjtë që kur ishte 18 vjeç, duke arritur të hyjë në librin Gines si gruaja me thonjtë më të gjatë në botë, 3 metra dhe 9 centimetra.
Pavarësisht nga thonjtë e gjatë, Walton mund të bëjë çdo gjë, të pastrojë shtëpinë, të gatuajë si dhe të rrisë pesë fëmijët e saj.
a.e/NOA