English

Ish-presidenti i Bregut të Fildishtë, burgoset në Hagë

Hagë, 30 nëntor 2011, NOA – Ish-Presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo është arrestuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për masakrat që kreu në vendin e tij gjatë fillimit të vitit, në përpjekje për të mos lënë pushtetin, pas zgjedhjeve ku doli humbës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gbagbo mbërriti në orën 04.00 të mëngjesit në Rotterdam me një aeroplan nga Bregu i Fildishtë, dhe u mbyll më pas në burgun e Hagës.

Ish-Presidenti 66-vjeçar, raportojnë mediat e huaja, u pa të hynte në një minibus pas zbritjes nga avioni, i cili e çoi direkt për në qendrën e burgimit.

Ai pritet të përballet me akuzat për krime ndaj njerëzimit.

mit/NOA

KOMENTE