English

Kapen dy hajdutët e makinave të shtrenjta

Forli, 29 nëntor 2011, NOA- Mes provincave të Forlit e Riminit u vu në pranga banda e hajdutëve shqiptarë të cilët prej kohësh vidhnin automjete.

Vjedhjet e shpeshta që kishin ndodhur kohëve të fundit kishin shqetësuar së tepërmi banorët të cilët kishin denoncuar këto raste dhe kishin vënë në lëvizje policinë, e cila për grabitje prangosi dy shqiptarë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, 24 vjeçari Astrit Uka dhe 22 vjeçari Ervis Aga u pikasën teksa po hipnin në një Audi A6 të vjedhur, e cila po vëzhgohej nga policia.

Hetimet që çuan në kapjen e tyre, filluan kur një patrullë e policisë ishte duke patrulluar dhe pikasi dy hajdutët të cilët po tentonin të merrnin një makinë tip Audi A6 pasi kishin zbritur nga një makinë Audi A3 të cilën e kishin parkuar.

Sapo hynë në makinën e cila ishte preja e fundit e tyre, dy grabitësit mbyllën dyert dhe pas kësaj policia i rrethoi, ndërsa njëri prej tyre tentoi arratinë, kjo zgjati shumë pak pasi edhe ky i fundit ra në duart e policisë.

Dy makinat u sekuestruan krahas tyre një telefon celular, një kompjuter, leva të ndryshme, një USB si dhe rreth 1500 euro kesh.

Dy të rinjtë u futën në burgun e Riminit ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur faktet nëse të rinjtë janë autor të vjedhjeve të tjera të makinave, pasi sipas policisë dy të rinjtë shqiptarë dyshohen të jenë autorët e vjedhjes së disa makinave të shtrenjta pasi këto ishin edhe preja e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE