New York, 29 nëntor 2011, NOA- Menjëherë sapo ka zbritur nga aeroplani një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Një grua e cila donte të mbante të fshehtë identitetin e saj, lindi në banjon e aeroportit të Baltimores pasditen e së dielës, vetëm pak minuta pasi kishte zbritur.
Vogëlushi erdhi në jetë në dyshemenë e tualetit, kështu që u transportua menjëherë në drejtim të spitalit më të afërt së bashku me nënën e tij, ndërsa të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
a.y/NOA