English

McIlwham: Duam progres, jo vetëm fjalë

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA - Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham vlerësoi se BE-së nuk i mjaftojnë fjalët, por progresi në reforma.

“Puna e komisionit per reformën parlamentare është tepër e rëndësishme: është jetike për të çuar përpara procesin e integrimit në BE; është jetike për demokracinë në Shqipëri”, u shpreh ajo në në deklaratë për shtyp.

Ambasadorja vlerëson se deputetët e përfshirë në keto grupe, si edhe kryetarët e partive të tyre kanë tani një mundësi të rëndësishme për të provuar që skeptikët e kanë gabim dhe të tregojnë progres.

“Dhe për t’i treguar partnereve ndërkombëtare dhe publikut shqiptar se, ata janë të angazhuar për reformat demokratike. Fotot e rastit, shtrëngimet e duarve apo fjalët nuk do të mjaftojnë. Nëse Shqipëria do të arrije statusin kandidat, neve - partnerët dhe miqtë nga Bashkimi Europian – kemi nevojë të shohim progres urgjent dhe te besueshëm në keto reforma kyçe”, thekson ambasada britanike në njoftimin për shtyp.

Sipas diplomates, Mbretëria e Bashkuar, dëshiron t’a shohë Shqipërinë të ecë përpara me integrimin në BE në muajt e ardhshëm. “Ne jemi të gatshëm të mbështesim me asistencë teknike punën e këtyre grupeve të reformave, por vetë shqiptarët duhet të drejtojnë procesin. Jam e inkurajuar nga ajo çfare pashë sot”, përfundon qëndrimi zyrtar i ambasadës britanike në Tiranë.

a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi19:04 - 30 Nëntor 2011
    PERENDOI KOHA E ORATORIVE FALLCO. Nga nderkombetaret qe flasin per progresin demokratik te Shqiperise Ambasadorja Britanike Znj.Fiona Mcllwham mendoj se flet thjesht,qarte,duke drejtuar fjalet e saj ne metodat fallco qe perdoren ala nga politikanet tane,per te vazhduar dredhimet e tyre qe mos realizohen o te vonohen 12 prioritetet aq jetike per nje Shqiperi per se mbari.Kaluan 20 vite, edhe me dredhira ne te folur,qe nderkombetaret i kane kuptuar mekatet tona alla-shqiptaro-moniste,ne menyre qe te vazhdoje nje psudodemokraci ne nje popull qe ka qene me i denuari,me i persekutuari ne Evrope permes mashtrimeve,fjaleve boshe,fasadave te sheqerosura.Ambasadorja Britanike sa nuk e thote qe eshte velur me: 1-Fjalet,ajo do progres ne reformat. 2-Fotot e rastit,shterngimet e duarve,nuk mjaftojne. 3-BE ka nevoje te shohe progres urgjent dhe te besushem... S'eshte hera e pare qe Ambasadorja Britanike flet kaq thjesht dhe kuptushem.Eshte krejt e kundert me ata "oratoret" tane politike qe pasi mbarojne llogot e tyre shqiptaret pyesin:Mo po c'fare tha ky se s'e kuptova fare c'foli.Pikerisht kjo metode oratorije ka ngordhur sot edhe pse perdoret ala ne debatet televizive,apo direkt para popullit te sterlodhur nga streset e jetes.