English

Misteri i humbjes së jetës të gjahtarit në Malin e Gjerë

Gjirokastër, 29 nëntor 2011, NOA- Një telefonatë e beftë në policinë e Gjirokastrës ka sinjalizuar një lajm të rëndë për një vetëplagosje të një gjahtari.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, mesditën e sotme ka ardhur një telefonatë në të cilën thuhej se në Malin e Gjerë , mbi qytetin Gjirokastër , një shtetas është vetëplagosur me armë gjahu çifte dhe se kërkon ndihmë nga spitali dhe policia për ta transportuar për në spital.

Ai që telefonoi dhe lajmëroi policinë ishte i vetë i plagosuri dhe nëpërmjet kontakteve me të në celular pas disa orësh, policia nuk arriti dot të orientohej pasi vendngjarja ishte tre orë mbi lagjen Granicë të qytetit Gjirokastër .

Sakaq nga ana e policisë është udhëzuar i plagosuri përmes telefonit ku i thuhej që shoku i cili ndodhej me të, të ndizte zjarr për tu identifikuar vendndodhja.

Efektivët e policisë së Gkirokastrës së bashku me një mjek u nisë me helikopter në vendin në fjalë i cili ndodhej në mal, por gjendja e të plagosurit ishte e rëndë kjo sipas vetë deklarimit të të dëmtuaritt kur ka komunikuar në celular me oficerin e Sallës Operative të Drejtorisë së Polcisë së Qarkut Gjirokastër, pasi kishte rrjedhje të madhe gjaku nga plagët.

Trupat e policisë dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje me këmbë , ndërsa mjeku ka pritur helikopterin i cili ishte nisur nga Tirana për në drejtim të vendngjarjes.

Rreth orës 13.30 , helikopteri së bashku me mjekun e Spitalit Gjirokastër kanë mbërritur në vendgjarje , ku helikopteri për arsye sigurie pasi vendi ishte shumë i thepisur është ulur rreth 500 metra larg nga vendi ku ndodhej i vetëplagosuri.

Sapo ka mbërritur mjeku në vendngjarje ka konstatuar se shtetasi Dritan Kllapi , rreth 40 vjeç, lindur në Zagorie dhe banues në Gjirokastër, ishte pothuaj pajetë dhe me gjithë përpjekjet e mjekut për t’i dhënë ndihmë , ishte e pamundur pasi ky shtetas ndërroi jetë.

Mësohet se viktima Dritan Kllapi, së bashku me fqinjin e tij Hysen Kolleshi , rreth 63 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër , kishin shkuar në mal që prej orëve të para të mëngjezit për gjueti.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, rreth orës 11.45, shtetasi Dritan Kllapi ka rrëshqitur në një faqe të thepisur dhe aksidentalisht i është shkrepur arma e gjahut çifte ku saçmet i kanë përshkruar të dy pulpat e të dy këmbëve dhe për pasojë i është shkaktuar rrjedhje e madhe gjaku.

Megjithë ndihmën e dhënë nga fqinji i vet duke i lidhur të dyja këmbët me mjete rrethanore për të ndaluar rrjedhjen e gjakut nuk është bërë e mundur shpëtimi i jetës së tij.

Sakaq trupi i pajetë është transportuar me helikopter për në morgun e spitalit rajonal Gjirokastër për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gjithsesi nga ana e grupit hetimor i cili ka kryer veprimet në vendgjarje rezultoi se viktima Dritan Kllapi , gjatë ecjes për gjueti , nga pakujdesia ka rrëshqitur dhe është plagosur në gjymtyrët e poshtme me armën e tij të gjahut cifte, dhe për pasojë rreth një orë më vonë ka gjetur vdekjen si pasojë e gjakrrjedhjes së madhe nga plagët e shkaktuara nga çiftja .

a.y/NOA

KOMENTE