English

Një tortë me marijuanë për ditëlindje

SHBA, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Një tortë shumë e bukur ditëlindje e cila është emërtuar si “Bob Marley Cake” dhe kjo si rrjedhojë e përbërësit kryesor: Marijuanë.

Është kjo dhurata që ka marrë Miley Cyrus për festën e 19-vjetorit të lindjes së saj, dhuratë të cilën ajo e komentoi në mënyrë ironike: “Kur miqtë të dhurojnë një “Bob Marley Cake” do të thotë që je me të vërtetë një person i varur nga droga”.

Ironi që duhet thënë se nuk është marrë mirë nga shumë persona dhe Miley në këtë mënyrë përfundoi sërish në “telashe” pasi gjatë festës plasën hatërmbetjet e të ftuarve në party.

Vitin e kaluar Miley mbeti e përfshirë në një "dhuratë" të tillë, pasi ishte fotografuar teksa po tymoste marijuanë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ajo ishte justifikuar duke thënë se në atë moment ishte thjesht duke tymosur një “cigare me efekte haluçinogjene” dhe jo marijuanë siç të gjithë mund të mendonin dhe duhet theksuar se kjo lloj cigareje që ajo pretendonte, në fakt atje është e ligjshme.

r.b/NOA

KOMENTE