SHBA, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Një epidemi e re po godet SHBA-në ku gjenden raporte studimore por edhe mbarë botën e zhvilluar në lëmin teknologjik.
Në shënjestër të konstatimit njujorkez, janë 9 milionë shtetas amerikanë mes të cilëve më së shumti femra, të rinj apo dhe të moshuar që kanë një varësi të vërtetë me seksin.
Alarmi është njoftuar nga “Society for the Advancement of Sexual Health” që ka theksuar sjelljet mbi pornografinë e re dhe trasgresionin që ekziston.
“Terapistët e specializuar janë në kuotën 1 mijë e 500, 10 vjet më parë ishin shumë më pak”, - shpjegon kjo organizatë përmes një raporti që ka bërë publik.
“Për shumë vite me radhë prototipi i kësaj “sindrome” ishte mashkulli i moshës 40-50 vjeçare, por tani janë rritur së shumti dhe rastet mes femrave, të moshuarve dhe adoleshentëve”, - shpjegoi Tami VerHelst, zv/president i Institutit Ndërkombëtar Profesional për Trauma dhe Varësi.
Përdorin seksin për të shmangur ankthin apo frikën për të qëndruar vetëm apo dhe për të hequr fiksime sikur janë të padëshiruar apo të papërshtatshëm për një shoqëri.
Sidomos me aparaturat hi-tech dhe internetin arrijnë të kënaqin dëshirat e tyre më shpejt se natyrisht, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në SHBA numërohet 40 milionë persona që klikojnë në sitet pornografike në një ditë. Por edhe vendet e tjera nuk mbeten pas. Në Shqipëri, sipas statistikave, faqet pornografike hyjnë ndër më të klikuarat nga shqiptarët.
r.b/NOA