English

Parashikimi i motit për 30 nëntor 2011

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër që në orët e para të mëngjesit i gjithë vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët por gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta si fillim në zonat veriore dhe më pas në qendër dhe jug të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin shqiptar. Situata meteorologjike do të vijojë e njëjtë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht, perëndimor. Kjo shpejtësi e erës do të gjenerojë në det dallgëzim të ulët.

Europa

Sërish nesër, Europa Veriperëndimore do të mbetet me kushtet e motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e dëborë, ku dëborë të dendur do të bierë gjatë pjesës së dytë të ditës në veri të vendeve Nordike. Situata do të vijojë e njëjtë në Ishujt Britanike, pasi do të bien shira të konsiderueshëm. Ndërsa gjatë mesditës do të ketë zhvendosje të vranësirave drejt Gjermanisë të cilat do të gjenerojnë shira të dobët. Një pjesë e Europës Verilindore konkretisht Rusia do të mbetet me dëborë dhe temperatura të ulëta. Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian do të dominojë moti i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt britanike do të mbeten me shira të konsiderueshme

- Rusia do të rrezikohet për dëborë të dendur dhe temperatura të ulëta

a.y/NOA

KOMENTE