Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet, 73 vjet me pare, më 28 nëntor 1938.
Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani.
Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit.
Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare.
Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimin e Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse.
Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.
Drejtori i parë i Radio Tiranës ishte Gjergj Bubani...
Keshtu nisi historia e Radios e cila do te behej pjese e emisioneve radiofonike, te tipit kuitz- per te ofruar per degjuesin informacion rreth Radio Tiranes dhe per t'ju bere ju degjues protagoniste.
Do te gjeni pasionin dhe perkushtimin e njerezve qe punuan ne radio: cilet ishin pionieret e radios (Kaliopi Plasari, Refik Bezhani, Avni Skrapari, Eleonora Prori, Hysen Vendresta, Vera Zheji, etj.) etj...
Fare mire mund te jeni pjese e sondazheve me pyetjen: A po e degjoni Radio Tiranen. Dy here ne jave keni mundesi te ndiqni ciklin per marredhenien e radios me aktorin per prodhimin e krijimit te mirefillte artistik ne radio: teater, humor, albume poetike apo radiodramatizime... (si linden dhe si realizoheshin...cilet kontribuan).
Cikli Muzike qe me ben te kujtoj do tju ofroje historine e marredhenies se radios me muziken shqiptare qe i ka fillimet e publikimit te saj ne kete institucion.
Pa harruar se në vitin 1962, Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare, i njohur si Festivali i Radios, merr jetë, për të vazhduar një traditë shumë vjeçare.
Apo vitin 1972, kur Radio Tirana filloi Anketën muzikore si dhe provoi futjen e muzikës së huaj.