English

Reforma zgjedhore, Topi: Komisioni, larg emocioneve politike

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA – Pak minuta përpara mbledhjes së parë të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, presidenti Bamir Topi ka apeluar që anëtarët e tij të mos udhëhiqen nga emocionet politike.

I pyetur nga mediat në përfundim të një aktiviteti në kryeqytet, presidenti e ka cilësuar

si një sinjal pozitiv mbledhjen e komisionit.

“Është një sinjal shumë i mirë pasi. Unë shpresoj që ndryshe nga herët e tjera ky komision të përfundojë punët në kohë pasi kemi përvojë nga e kaluara që kodi miratohet ditën e fundit. Nëse kjo reformë përfundon në kohën e duhur të dyja palët do ta kenë më të qartë dhe do të njihen më mirë me platformën zgjedhore” theksoi Topi ndërsa shtoi se në sajë të reformës zgjedhore vendi do të ketë mundësi që të shkojë në zgjedhje që të mos kontestohen”, ka deklaruar presidenti.

6 parti parlamentare takohen sot në mbledhjen e parë të komisionit Ad Hoc për refomën zgjedhore. Palët kanë gati paketën e propozimeve kurse pika më e nxehtë që mund të shkaktoje debate është sistemi zgjedhor.

a.q/NOA

KOMENTE