English

Robocast, ky është roboti i ri kirurgjik i financuar nga BE

Londër, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Shumë shpejt, përkrah neurokirurgëve mund të jetë dhe një robot i aftë të kryejë operacione delikate me një shkallë saktësie shumë herë më superiore nga ajo e “kolegëve” të tij njerëz.

Quhet Robocast dhe është një projekt i ri, fryt i një bashkëpunimi midis tre qendrave kërkimore në Itali, Gjermani, Izrael dhe Britani e Madhe, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Roboti i ri mund të kryejë 13 “lloje lëvizjesh”, duke i dhënë mundësi kirurgut të studiojë me kujdes indet që do operojë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE