English

Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Të liberalizohet tregu

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Pak orë pasi Enti Rregullator i Energjisë bëri publikë propozimet për rritjen e çmimit të energjisë, kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

“300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut. Është koha që kush fiton më pak të paguajë më pak. Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve te klientelave familjare të pushtetit në këtë sektor”, shkruan kryesocialisti në Twitter.

Sipas tij, treguesit janë më të këqinjtë e të gjitha kohërave pas 97-ës në menaxhimin e energjisë, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

“Vjedhjet janë më të mëedha se asnjëherë po ashtu. Shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është”, deklaron Rama në rrjetin social.

Propozimet për çmimin

KESH kërkon rritjen e çmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë. OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për KW.

Kurse CEZ propozon dy opsione për rritjen e çmimit të energjisë.

Opsioni i parë, rritja e çmimit mesatarisht me 4.6%, kurse opsioni i dytë mosrritje çmimi por zgjidhje përfundimtare të borxhit mes CEZ-KESH dhe qeverisë. Vendimi i ERE-s pritet në fillim të dhjetorit, kurse tarifat e reja të energjisë, nëse vendoset rritja e tyre, priten të hyjnë në fuqi në fillim të janarit.

a.q/NOA

KOMENTE