English

Shuhet Leka Zogu I, Berisha: E shtuna ditë zie kombëtare

Tiranë, 30 nëntor, 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Qeveria shpall të shtunën, ditë zie kombëtare, në nderim të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta sot në mëngjes. Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, kryeministri Berisha ka vlerësuar figurën e 72 vjeçarit, i cili e kaloi në mërgim thuajse të gjithë jetën e tij.

“Sot është një ditë e veçantë, ditë në të cilën shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike. Në ligjin e parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror i familjes mbretërore dhe ky ka qenë vendim i drejtë.

Vendi dhe kombi do e përcjellin mbretin Leka i Parë me nderimet që i përkasin një mbreti jo në deyrë, me atributet që i përkasin mbretit jo në detyrë”, tha kryeministri në takimin me kabinetin e tij, raporton agjencia e lajmeve, NOA.al.

Më tej kreu i qeverisë lajmëroi se e shtuna është ditë zie kombëtare, ndërsa të gjithë të pranishmit në mbledhjen e qeverisë, mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Leka Zogu I.

a.q/NOA

KOMENTE