English

Shuhet Trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Leka Zog I

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA – Trashëgimtari i Fronit Mbretëror shqiptar, i biri i mbretit Ahmet Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, Leka I ndërroi jetë në orët e mëngjesit të së mërkurës, në moshën 72-vjeçare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

N.M.T. Leka I ishte shtruar prej afro dhjetë ditësh në Reanimacionin e Spitalit të Neurokirurgjisë, pas një përkeqësimi të shëndetit të tij në zemër dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Sipas mjekut të njohur neurokirurgut Mentor Petrela, trashëgimtari i fronit Leka I vuante nga probleme multisistemike.

Pas disa përmirësimesh të vogla të herëpashershme gjatë ditëve të shtrimit në spital, i biri i mbretit Zog ka mbyllur sytë përjetë.

N.M.T. Leka I u lind më 5 prill 1939, pra dy ditë përpara pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, që u bë pikënisja e shtegtimit politik jashtë Atdheut të Familjes Mbretërore shqiptare.

mit/NOA

Në foto: Trashëgimtari i Fronit Mbretëror Shqiptar, Leka Zog I

KOMENTE
  • KAJTAZI TR116:12 - 30 Nëntor 2011
    Ngushellimet me te sinqerta..! shume nga nuk e njohim sa duhet por mund te them se duhet te respektohet si nje pjese e historise se Shqiperise ..Edhe njehere ngushellime famijes !!
  • agnesa14:53 - 30 Nëntor 2011
    gjynah
  • Ferid Brahimataj12:34 - 30 Nëntor 2011
    o njeri qe e ke shkruajtur keshtu nuk esht, un e di se ne shqip thohet se vdes e jo u shua,, megjithate ngushellime
  • Ermaldino Menaj12:25 - 30 Nëntor 2011
    po kujt i plasi qe vdiq ai mberet kari