Londër, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Është padyshim njeriu i merkatos dhe bëhet fjalë për Carlitos Tevez.
Në një farë mënyrë të gjithë e kërkojnë, por askush nuk kërkon të shpenzojë shumë për këtë tratativë.
Milan, Inter dhe Juventus do të luajnë së bashku në një ankand të vërtetë për këtë lojtar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kuq e zinjtë mbeten favoritët numër 1, por ndërkohë janë ndaluar pasi po vëzhgojnë dhe Maxi Lopez të Catanias.
Më pas menjëherë pas Milanit, fshihet interesi i ziklatërve dhe i bardhë e zinjve.
r.b/NOA