English

Topi: Leka Zogu I rol për lartësimin e vlerave kombëtare

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik:

“Të dashur familjarë të Leka Zogu I,

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Leka Zogu I, trashëgimtarit të Mbretit Zog. Në këto momente të trishtueshme dhe të vështira për ju, më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

Leka Zogu I pati një jetë të vështirë, por pavarësisht nga fatet e jetës, ai nuk reshti në asnjë çast duke punuar me përkushtim e dashuri në mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare. Në kujtesën tonë kombëtare kanë mbetur të gjalla përpjekjet dhe roli i tij aktiv për rrëzimin e sistemit komunist, dhe, gjatë tranzicionit, për lartësimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë.

Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për ju, për të afërmit, për të gjithë ata që e njohën nga afër dhe për bashkatdhetarët.”

KOMENTE