English

“Blerje e pastër” sekuestron 1 kg heroinë

Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Blerje e pastër” bëri të mundur sekuestrimin e 1 kilogramë lënde narkotike të dyshuar si heroinë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, u prangos 27 vjeçari Ersen Hoxhaj i cili ishte duke transportuar edhe sasinë e lëndës narkotike,

Mësohet se i riu me origjinë nga fshati Hekal i Fierit ishte proceduar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes, ndërsa u kap në flagrancë në segmentin rrugor Ballsh-Patos, duke udhëtuar për në drejtim të kryeqytetit, ku lënda narkotike kishte destinacion shitjen e saj për tregun brendshëm.

Pas një hetimi disa mujor, u arrit sekuestrimi i sasisë së heroinës, përgjatë shtrirjes së operacionit në qytetin e Fierit, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një tjetër shtetas.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, 27 vjeçari Hoxhaj dyshohet të jetë korrieri dhe shpërndarësi i sasisë së heroinës, i cili u kap në flagrancë me automjet gjatë momenteve të trasportimit të sasisë.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike ndërsa nga Prokuroria e Tiranës nisën hetimet për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE