Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Eagle Mobile hap një epokë të re në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri, me shërbimin më të fundit të tregut të telekomunikacioneve "Mobile Portofol". Ky shërbim mundëson shlyerjen e faturave nëpërmjet telefonit celular. Abonentët Eagle mund të regjistrohen falas në shërbimin M-Portofol duke formuar numrin *111# dhe të marrin një fjalëkalim për ta përdorur për pagesat e tyre nga celulari. Të gjitha pagesat që do të bëjë abonenti do të zbriten nga krediti personal dhe nuk do të ketë tarifë shtesë nga Eagle Mobile për këtë shërbim.
VISA Evrope ka parashikuar që Pagesat-Celulare deri në vitin 2013 do të arrijnë në 20% të totalit të pagesave. Kohët e fundit pagesat me anë të celularit kanë filluar të zëvendësojnë Kartat e Kredit dhe pagesat me para të thata në të gjithë botën.
"Shqipëria nuk mund të privohet nga trendet më të fundit në botë. Eagle ka një mision: të sjellë teknologjinë më të fundit duke shtuar vlera në jetën e konsumatorëve. Ne jemi mjaft krenarë që sjellim të parët shërbimin M-Portofol për klientët tanë", - tha z. Murat Gurkas, Drejtor i Marketingut në Eagle Mobile. Ai ka ftuar të gjithë abonentët Eagle që të shijojnë lehtësitë e këtij shërbimi duke paguar me anë të M-Portofol.
Trefisho Kreditin, Trefisho Përfitimet
Me ofertën "Trefisho Kreditin" Eagle Mobile ka tejkaluar edhe planet më të mira tarifore të komunitetit. Gjithmonë duke pasur parasysh nevojat e konsumatorëve të saj, Eagle nisi një ofertë krejt të re. Me këtë ofertë krediti juaj do të bëhet tri herë më i leverdisshëm dhe do të konkurrojë vetëm me veten. Klientët Eagle me parapagesë do të paguajnë tri herë më pak për thirrje dhe SMS drejt destinacioneve kombëtare duke u regjistruar lehtë nëpërmjet një SMS-je ose nga EagleStar (*100#). Abonentët mund të zgjedhin ndërmjet Ofertave javore, dyjavore dhe mujore “Trefisho Kreditin”.
Kjo ofertë është një koncept i ri dhe i përdorur për herë të parë nga Eagle Mobile në Shqipëri, duke dhënë më shumë liri për të shpenzuar sipas nevojave. Me fjalë të tjera, “Trefisho Kreditin” redukton me tri herë shpenzimet në thirrjet tuaja kombëtare dhe shpenzimet e SMS-ve dhe është e vlefshme jo vetëm për konsumatorët e Super Riniring, por edhe për ata të programeve tarifore Standarde me të Korporatave dhe mund të shijojnë trefishim të kredisë së tyre. Oferta është e vlefshme deri në shtator 2012.
a.y/NOA