English

Facebook ka një politikë të jashtme?

Aty nga fundi i vitit 2008, themeluesi i Facebook-ut, Mark Cukerberg, mendonte për një tubim politik në Kolumbi. Djaloshi i ri krijoi grupin për të shprehur revoltën kundër lëvizjes guerile FARC. Dhe, vetëm një muaj më vonë, miliona njerëz në mbarë Kolumbinë dhe botën u tubuan në kundërshtim të kësaj lëvizjeje

Ngas David Kirkpatrick

Protestat anti-FARC ishin gurgullimat e para të asaj që do të bëhej vala globale e këtij viti. Nisi në Lindjen e Mesme, me miqtë e zemëruar të Facebook-ut, ndërsa reagimi zinxhiror çoi në demonstrata dhe ndryshime jo vetëm në Tunizi, Egjipt dhe Libi – ku despotët tashmë janë rrëzuar – por edhe në Siri, Jemen e Bahrejn, ndërsa më vonë edhe në Spanjë, Izrael, Indi, Britani, SHBA e gjetkë.

Facebook-u vlerësohet të jetë një damar i përbashkët në të gjitha këto lëvizje - ai është shndërruar në infrastrukturë të re të protestës. Por, gjëra më të mëdha pritet akoma të vijnë.

Cukerbergu ka nisur të studiojë dialektet Mandarin, për të përgatitur shtytjen e Facebook-ut edhe në Kinë. Dhe, kush e di se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin.

Cukerberbu, tre vjet më parë, kishte një aluzion të asaj që do të vinte. “Pas 15 vjetësh, ndoshta do të ketë çdo ditë gjëra të tilla, si ato që ndodhën në Kolumbi”, parashikonte ai.

Duket qartë se korniza e tij në atë kohë ishte shumë më tepër konservatore. Ndërsa, në vitet e ardhshme, ka të ngjarë të shihet ndikim më i madh i këtyre mjeteve online, që po evoluojnë dita-ditës.

Facebook-u shumë shpejt do të arrijë 1 miliard përdorues aktivë. Twitter mund të jetë më i vogël – me 100 milionë përdorues – por grumbullon një turmë të elitës mediatike, politike dhe biznesore.

Ajo që e bën Facebook-un aq efektiv në politikë, është fakti se ai fillimisht është mjet social. Në Facebook ju vetëm mund të thoni se “do të jeni në një qendër tregtare” dhe sistemi këtë do t’ua tregojë miqve. Pra, ju mund t’u thoni edhe miqve në Tunizi se jeni lodhur nga presidenti Ben Ali dhe mesazhi përhapet me shpejtësi të madhe.

Por, natyrisht, as Facebook-u dhe as Twitter-i nuk kanë shkaktuar Pranverën Arabe. Mediat sociale mund t’i ndihmojnë njerëzit të organizohen, por nuk mund t’i detyrojnë ata të vënë në rrezik jetën e tyre. Këto dy veçse janë një kombinim nxitës.

Megjithatë, kjo është ajo që si duket i pamundëson Cukerbergut të përsërisë mendimet e 2008-ës, pasi Facebook-u është i ndaluar, pak a shumë me sukses, në Burma, në Kubë, në Iran, në Korenë e Veriut dhe në disa vende të tjera.

Pikëpyetje e madhe mbetet edhe Kina. Derisa Cukebergu thotë se hyrja në këtë shtet është njëri nga prioritetet strategjike të Facebook-ut, është vështirë të imagjinohet se shërbimi do të operojë brenda Kinës pa filtrime dhe censura, të cilat tashmë aplikohen ndaj mediave të tjera sociale në vend.

* “Foreign Policy”

KOMENTE