English

Ford Sync, komandon makinën nëpërmjet zërit

SHBA, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Është provuar teknologjia e re Ford Sync, e cila i dedikohet një kontrolli të kompletuar dhe të thellë të funksionaliteteve kryesore multimediale dhe atyre të navigimit të një makine.

Është një zgjidhje me komanda vokale precize dhe komode të zhvilluara në bashkëpunim me Microsoft, për të shfrytëzuar fuqinë 2.0 në mënyrë të sigurt dhe të besueshme.

Sync është bazuar në platformën Windows Mobile Embedded dhe është e pajisur me ndërfaqen e re MyFord Touch për ekranet e mëdha me prekje.

Mes të mirave të shumta të Ford Sync është padyshim mundësia për tu lidhur me rrjetin e internetit në sajë të portës USB të integruar në makinë, që mund të lidhet me një modem.

Kjo pajisje gjithashtu mund të lidhet pa problem dhe pa fisha me lap top, smartphone, tableta, e shumë pajisje të tjera, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

FordSync do të paraqitet në një model me ekran 8 polësh me prekje.

Komandat vokale të tij mund të merren në 19 gjuhë të ndryshme dhe prezantimi i aparaturës pritet të vijë gjatë vitit 2012 me paraqitjen e tipit të ri të Ford Focus.

r.b/NOA

KOMENTE