Brazil, 1 dhjetor NOA - Neymar është dënuar nga gjykata braziliane. Yllit i futbollit që aktualisht është në skuadrën e Santos duke të paguajë një gjobë prej 15 mijë reais (rreth 6 mijë euro) dhe katro kundrejt arbitrit Sandro Meira Riçi pasi e ka ofenduar në rrjetin social të Twitter. Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht të vitit 2010 në momentin që Santos u mund nga Victoria me rezultatin 4 me 2. Talenti brazilian e kishte përcaktuar arbitrin e ndeshjes si një “hajdut” . Gjithçka për faj të një njëmbëdhjetëmetërshi që arbitri kishte vërshëllyer për kundërshtarët, ndërsa Neymar ndodhej jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi. r.b/NOA