Nju Delhi, 1 dhjetor 2011, NOA – Budizmi, ky besim fetar dhe filozofi jete, që ngërthen në vetvete besimin, praktikat e të jetuarit dhe mendimit që i atribuohen princit Siddhartha Gautama, i njohur si Buda, ka mbërritur në 2 600 vjetorin e lindjes së tij, në jug të kontinentit indian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pikërisht për kremtimin e këtij besimi, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve Dalai Lama mori pjesë në një konferencë të posaçme të organizuar në Nju Delhi të Indisë për të përkujtuar lindjen e Budizmit dhe shpërndarjen e këtij besimi sa hyjnor aq edhe human nëpër botë.
Edhe pse Kina bëri të pamundurën për ta ndalur organizimin e kësaj konference, lideri shpirtëror i tibetianëve mbajti një ligjëratë të mrekullueshme dhe tejet diplomatike për besimin Budist, paqen në botë dhe mjedisin, duke anashkaluar çdo thirrje kundër Pekinit.
Pranverën e vitit të shkuar udhëheqësi tibetian, Dalai Lama, i angazhuar prej mëse gjysmë shekulli në luftën për pavarësimin e Tibetit nga Kina, dha dorëheqjen nga çdo detyrë politike të diasporës tibetiane në mërgim.
Besimi Budist lindi prej Budës, i cilësuar si mësuesi i mençur, i cili u veçua nga bota dhe të mirat materiale për të ndihmuar njerëzit në luftë kundër injorancës dhe të keqes.
Jeta e Budës është parë si një cikël jete mes vuajtjes, sakrificës dhe rilindjes, jo më kot praktikat budiste aplikohen për qetësimin e shpirtit.
mit/NOA