English

Konsensusi për reformat, Fule: 2012-a mund një shans për Shqipërinë

Bruksel, 1 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani – Një ditë pas nisjes së punës të Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore, kryediplomatja e BE-së Catherine Ashton ka përshëndetur nisjen e punës duke inkurajuar të gjitha palët të arrijnë konsensusin për kryerjen e reformës zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2013, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryediplomatja Ashton i bën apel partive parlamentare që marrin pjesë në këtë komision, që të respektojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në kryerjen e reformës zgjedhore në mënyrë, që ajo të garantojë zgjedhje të lira e të drejta sipas standardeve të BE-së.

Por, po sot ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, i cili në samitin e përvitshëm në Bruksel, “Miqtë e Evropës” deklaroi se viti 2012 mund të jetë viti i mundësisë për Shqipërinë, për t’u integruar në BE.

“Jam i inkurajuar nga konsensusi i arritur në Shqipëri për të realizuar një sërë reformash. I bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës që të ruajnë këtë dialog politik konstruktiv dhe të krijojnë një moment të ri drejt integrimit europian. 2012-a mund të jetë përfundimisht viti i mundësisë për Shqipërinë”, deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.

Sipas Fules, zbatimi i 12 rekomandimeve të KE-së deri në muajin mars të vitit të ardhshëm do të ishte një shans premtues për Shqipërinë për të nisur hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE bashkë me marrjen e statusit të kandidatit në pranverë, gjithë nëse kjo ndodh.

“Nëse zbatohen 12 rekomandimet, ne kemi mundësinë që të rekomandojmë përveç statusit e kandidatit edhe hapjen së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Nëse progresi nuk është aq i madh, do rekomandojmë së paku statusin e kandidatit. Nuk planifikoj tani, që të trajtoj këtë çështje përveçse në dhjetor të 2012, duke u shprehur paraprakisht në tetor gjatë shpalljes së progrès-raportit. Por jam gjithashtu një nga ata që thonë : kurrë mos thuaj kurrë”, mësohet të jetë shprehur Komisioneri për Zgjerimin, bën me dije ABC.news.

mit/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi13:13 - 01 Dhjetor 2011
    Nuk di ku e ka bazen ky lloj titulli por ne shqip s'jep kuptimin e duhur.Vetem kur lexon artikullin sqarohesh.Titulli duhej shkrojtur: 2012-ta mund te jete nje shans per Shqiperine.