SHBA, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Të ushqehesh me peshk (furre ose zgare) të paktën një herë në javë, mban një volum të lartë të materialit gri të trurit dhe ul me gati pesë herë mundësinë apo rrezikun për t'u sëmurur me Alzajmer.
Diçka e tillë provohet nga një studim, kryer tek mbi 260 persona, i prezantuar në një takim të “Radiological Society of Nord America”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Studimi evidentoi faktin se konsumimi i peshkut në një menu javore është i lidhur ngushtë me shtimin e materialit gri dhe rritjen e volumit të tij në tru në zona të ndryshme.
Dhe kështu, rreziku për t'u sëmurur me Alzaimer reduktohet me gati pesë herë duke bërë që kjo sëmundje t'ju rrijë sa më larg.
r.b/NOA