Londër, 30 nëntor 2011, NOA- Harry Ramsden's, restoranti popullor i fish and chips në Britani është gati për tu mbyllur.
Ky është restoranti i parë në Mbretërinë e Bashkuar i cili ekziston edhe 83 vite pas hapjes së tij.
Mësohet se arsyeja për këtë është kriza ekonomike, siç ka deklaruar një zëdhënës i shoqërisë, sipas të cilit është i nevojshëm një investim i konsiderueshëm për të zeruar llogarinë e lokalit historik në Guiseley.
Sakaq dega e Harry Ramsden reziston e fortë në nivel kombëtar, por nuk është imune nga klima ekonomike në përgjithësi.
a.y/NOA