Lincolnshire (ANGLI) 30 Nëntor 2011, NOA/Rid Bulku - Një mësuesi i është hequr e drejta për të dhënë mësim, pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene 13-vjeçare në shkollën ku ai punonte.
Daniel Redshau, 33-vjeçari që ju shihni në foto i ka dërguar vajzës një seri emailesh ku përpiqej ta joshte.
Redshau i shkruante asaj në adresën elektronike, me një emër të rremë Bobi Smith, “se ajo është goca më seksi në shkollë”, “ka pamje të bukur”, madje dhe i kërkonte numrin e saj të telefonit për të folur.
Vajza u ka treguar prindërve, por të afërmit e saj nuk kanë besuar se mund të ishte e vërtetë.
Më pas kanë nisur hetimet me anë të policisë dhe është vërtetuar se emailet janë nisur nga laptopi i cili i përkiste gruas së profesorit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al
Komisioni Disiplinor i Shkollave në Mbretërinë e Bashkuar e ka dënuar mësuesin me shtatë vite heqje të së drejtës për të dhënë mësim.
Ai u dënua dhe për përdorim kundër rregullores së adresave të emaileve, pasi adresën e vajzës e kishte marrë nga regjistri i shkollës.
r.b/NOA