Gjenevë, 30 nëntor 2011, NOA- Ndryshimet klimatike janë bashkëpunëtorët e rinj në përhapjen e sëmundjes së malaries në botë, po provokojnë mbërritjen e mushkonjave që përhapin infeksionin edhe në zona që dikur quheshin të sigurta.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, më të rrezikuara mund të jenë vendet perëndimore dhe kryesisht Europa.
Alarmi i ekspertëve erdhi nga Gjeneva, në një takim të organizuar nga Sigma-Tau dhe fondacionit Mjekime për Malarien, ku përshkruhet një situatë dramatike veçanërisht në Afrikë, ku malaria vret një fëmijë çdo 25 sekonda.
a.y/NOA