English

Parashikimi i motit për 1 dhjetor 2011

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të mbetet në kushte të motit të qëndrueshëm. Sërish kthjellimet do të jenë dominuese por më të dukshme në bregdet dhe zonat e ulëta pasi në zonat malore nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare.

Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku moti i kthjellët do të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat do të kenë të pranishme herë pas here vranësira të lehta dhe kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë sërish konstante në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Perëndimor- veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të mbetet i ulët.

Europa

Sërish nesër, Europa veriore dhe Veriperëndimore do të mbeten me kushte të motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e dëborë. Ku dëborë e dendur do të bjerë gjatë pjesës së parë të ditës në veri të Skandinavisë. Situata do të vijojë e njëjtë në Ishujt Britanike, pasi do të bien shira të konsiderueshëm. Ndërsa gjatë mesditës do të ketë zhvendosje të vranësirave dhe shirave drejt Francës e Gjermanisë duke u shtrirë deri në vendet e Balltikut. Një pjesë e Europës Lindore konkretisht Rusia do të mbetet me dëborë të pakët. Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt britanike do të mbeten me shira të konsiderueshëm

- Rusia do të rrezikohet për dëborë të dendur dhe temperatura të ulëta

a.y/NOA

KOMENTE