Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 1 dhjetor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Energjia, zbardhen dy skenarët për rritjen e çmimit”. Argumente të tjerë të faqes së parë të gazetës: “Shuhet Leka Zogu, detajet e ceremonisë dhe mbretërit që do të marrin pjesë”; “Masakra, therin djalin 2 vjeç pasi i vranë të atin me plumb në kokë”; “Leka Zogu, ikja e Mbretit të pamundur”; “Reforma, PD-PS rrëzojnë dy kërkesat e partive të vogla”; “Gorbaçov: Shqiptarëve ua kisha borxh një vizitë”.
Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Republika nderon Monarkinë”. Tituj të tjerë të gazetës: “Kukan dhe Svoboda: Shqipëria nuk duhet ta humbë shansin”; “Bllokohen 12 llogari në Shqipëri dhe Francë”; “Mister, faturat e papaguara të energjisë; “Vendimi i fundit, ligj për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”; “Përplasja. Refoma zgjedhore PS dhe PD bllokadë të vegjëlve”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Shuhet Leka Zogu. Varrimi me uniformë ushtarake”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Ish-lideri historik në Tiranë, Islami: Ju rrëfej takimin pas 20 vitesh me Gorbaçovin”; “Realiteti i ri Tiranë-Prishtinë, opinion nga Armand Shkullaku”; “Si duhet lexuar Edi Rama, opinion nga Andi Bushati”; “PS-PD kundër LSI dhe PBDNJ”.
E përditshmja “Koha Jonë” çelet me argumentin kryesor: “Ditë Zie Kombëtare. Shuhet Leka Zogu, funeral zyrtar pretendentit për fron”. Tituj të tjerë: “Misteri. Greqi, krim monstruoz ndaj shqiptarit e të birit 3 vjeç”; “Shkrimtari. Libri për Enver Hoxhën,
Fevziu nxjerr fakte të reja”, “1 Dhjetori, HIV/AIDS, këtë vit u shtuan 65 të prekur”; “Nga Ardian Fullani: Ecuria ekonomike bazuar në treguesit e tërthortë”; “Kalon projektligji. Hipotekimi, ja pesë kriteret që lehtësojnë procedurat”; “Energjia. Nuk pritet miratim nga ERE, 3 kompanitë kërkojnë rritje çmimi”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Përgjimi i ryshfetit. Numëroji ti paratë se është sevap”. Argumente të tjerë: “Edi Rama takimi me Bregoviçin: Berisha-Meta na lidhën me serbët”; “Fjalët e fundit të Leka Zogut, flamur në dhomë për 28 nëntorin”; “Aktin e Pavarësisë e shkroi Gurakuqi, jo Mustafa Kruja”; “Tmerri, vritet babai, i pritet fyti djalit 2-vjeç”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Vdekja e Leka Zogut. Nexhmije Hoxha dhe Sali Berisha përplasen për Abaz Kupin”. Tituj të tjerë: “Energjia, CEZ sfidon: Rritje çmimi ose qeveria të na paguajë borxhet”; “Tmerr në Greqi vritet emigranti shqiptar masakrohet fëmija”; “Letra e hapur nga Kukan dhe Svoboda”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA