Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA- Pas publikimit të indeksit për nivelin e korrupsionit nga Transparency International për vitin 2011, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi.
Në qëndrimim e Aleancës Kuq e Zi, thuhet se situata e Shqipërisë është përkeqësuar duke u renditur 8 vende më poshtë në krahasim me vitin 2010 në renditjen botërore të klasifikuar nga Transparency International.
“Aleanca Kuq e Zi deklaron se sot është një nga momentet më të errëta të historisë politike të shtetit Shqiptar i cili pas 99 vjet pavarësi ka mbetur i 99-ti në nivelin e korrupsionit. Aleanca Kuq e Zi deklaron se është e papranueshme që pas 99 vjet pavarësi klasa politike të na lërë të 99-tët duke na barazuar dhe renditur përkrah shteteve si India, Kiribati, Tonga dhe Sëaziland”, thekson AK, raporton NOA.al.
Aleanca Kuq e Zi konstaton se kombi shqiptar po përjeton në dy shtetet e saj të pavarura në Shqipëri dhe Kosovë një nga momentet më të vështira të cilat me gjithë krenarinë e të qenit shqiptar bënë që qytetarët të turpërohen në arenën ndërkombetare për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit ku janë zhytur dy shtetet, dhe kjo jo për faj apo përgjegjësi të popullit por të atyre që qeverisin.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, AK e cilëson vitin 2011 si një faqe të zezë të historisë politike shqiptare pasi ka rreshtuar Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dy të fundit të Evropës në llumin e korrupsionit politik sipas raportit të sotëm të Transperency International.
a.y/NOA