English

Shkatërruan tubat vaditës, kapen tre persona

Përmet, 1 dhjetor 2011, NOA – Tre persona nga fshati Panarit i Përmetit u arrestuan nën dyshimin se shkatërruan tubacionin e rrjetit vaditës të tokave të fshatit Panarit të Komunës Dishnicë, për ta shitur atë për skrap, bën me dije korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Në lidhje me këtë aksion policia e Përmetit ka sekuestruar tubat metalikë, dy gjeneratorë elektrikë, dy troko, dy leva hekuri si dhe 10 metra kabëll elektrik.

Tre të arrestuarit janë Arben Mino, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Panarit të Përmetit; Gentian Çepani, 20 vjeç, dhe Çelnik Mino, 31 vjeç, edhe ky i lindur dhe banues në fshatin Panarit të Përmetit.

Tre shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shkatërruar rrjetin vaditës, duke prerë tubat metalike të rrjetit vaditës të tokave të fshatit Panarit të Komunës Dishnicë të rrethit Përmet, me qëllim për t’i shitur ato për skrap në pikën e grumbullimit të Skrapit në Këlcyrë të rrethit Përmet.

Policia sekuestroi në këtë aksion 10 metra linear tuba metalikë të rrjetit vaditës, dy gjeneratorë elektrikë që përdoreshin për të prodhuar energji elektrike për të prerë me troko tubat metalike, dy troko, dy leva hekuri, si dhe dhjetë metra kabëll elektrik.

mit/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni17:42 - 01 Dhjetor 2011
    halli cfare nuk bene me ble buke per femijet per 2 a 3 dite e thote edhe kurani