English

Tahiri: Serbia nuk do marrëveshje

Bruksel, 1 dhjetor 2011, NOA- Në vijim të takimit të radhës për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kryenegociatorja Edita Tahiri së bashku me homologun e saj serb Borislav Stefanoviç dhanë detaje për mediat.

“Mes Kosovës e Serbisë ka diferenca, por konstatoj se Serbia është paangazhuar për të arritur marrëveshje si për menaxhimin e integruar të kufijve, ashtu edhe për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit. Bisedimet kanë zgjatur deri në orët e vona. Ende ka diferenca mes palëve, nuk ka rezultate konkrete. Për sa i përket çështjes së menaxhimit të integruar të kufijve, mund të them se shteti i Kosovës ka dhënë mbështetjen, për një model europian, por gjatë dialogut merret përshtypja e të gjitha palëve. Është një proces kompleks ku do të shohim sa do të përparojmë”, u shpreh Tahiri. Ajo theksoi se Serbia nuk ka pasur asnjëherë angazhim serioz që kur janë hapur bisedimet në mars.

Sakaq kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviç theksoi se jo çdo raund bisedimesh mund të ketë rezultat, por kjo nuk do të thotë se bisedimet nuk po ecin.

a.y/NOA

KOMENTE