Vlorë, 1 dhjetor 2011, NOA- Një 49 vjeçar me banim në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ka rënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur elementë të një pusi nafte.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, pak para mesnate është njoftuar në polici se është parë një person me një mjet tip kamion me vinç duke vjedhur një element pusi nafte në fshatin Gorisht.
Lidhur me këtë denoncim, janë vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, të cilat kanë prangosur 49 vjeçarin Agron Llapaj, i cili kishte hedhur në rimorkion e kamionit tip Mercedes-Benz me targa AA 526 AO një element hekuri pjesë funksionale e një pusi nafte, me peshë 1.5 ton të cilën dyshohet ta ketë vjedhur në Ndërmarrjen e Nxjerrjes dhe Përpunimit të Naftës në Gorisht.
Sakaq, Llapaj u arrestua në flagrancë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip kamion dhe elementi i hekurit pjesë e pusit të naftës.
a.y/NOA