English

Vodhi Kishën Katolike, burg për 23 vjeçarin

Elbasan, 1 dhjetor 2011, NOA- 23 vjeçari Erion Biba u vu në prangat e policisë së Elbasanit, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së Kishës Katolike në lagjen Nr. 3 të Durrës, në fillim të muajit tetor.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, aktualisht ky shtetas vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Korçës për një tjetër vepër penale.

Sakaq materialet për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

a.y/NOA

KOMENTE