English

Bllokohen 2 makina të vjedhura, ndalohet shtetasi kanadez në Vlorë

Vlorë, 2 dhjetor 2011, NOA – Policia e Vlorës ka bllokuar tre makina pasi kanë rezultuar pa dokumentacionet përkatëse gjatë kontrollit që u është bërë. Sipas policisë automjetet e bllokuar në kuadër të operacionit “Vjeshta 2011”, kanë qenë të vjedhura jashtë shtetit dhe janë trafikuar në Shqipëri.

Policia ka bllokuar dhe një makinë model “Audi A4” me targa BG 140 ZS , i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali në datë 01.01.2007. Në momentin e bllokimit ky automjet drejtohej nga shtetasi kanadez: Troy Kenneth Prior, 41 vjeç, banues në lagjen “Uji-Ftohtë” Vlorë.

Po ashtu, policia ka bllokuar një “Mercedes-Benz”, modeli ”A Class”, me targa CË 820 EL, i cili, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar e vjedhur në Itali me datë 13.08.2005. Ky automjet në momentin e ndalimit drejtohej nga shtetasi shqiptar: Ndricim Skëndo Havari, 37 vjeç, banues në Orikum-Vlorë.

Pas bllokimit të mjeteve, ndaj drejtues të tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”

a.k/NOA

KOMENTE
  • Daniele Vlore11:02 - 02 Dhjetor 2011
    kanadezi me makin te vjedhur ne vlore..sa shpejt qe qenkq ambjentuar...