English

Çmenden pronarët, në CV kërkohet edhe pasuordi i Facebook‏

Maryland, (SHBA) 1 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Jeta virtuale për pronarët e kompanive është po aq e rëndësishme sa gjërat që bëjnë në jetën reale njerëzit që do të punojnë në ndërmarrjet e tyre.

Një amerikan ka mbetur i shokuar, kur ka parë se në formularin e aplikimit për punë në një kompani të njohur amerikane i kërkohej të jepte një edhe pasuordin (kodin e përdoruesit) të rrjetit të tij social Facebook.

Në formular theksohej se kompania “kishte të drejtë” të informohej mbi aktivitetin dhe mesazhet private të punëdhënësit, në rast se kishte dyshime për rrjedhje informacioni të klasifikuar nga të dhënat e kompanisë.

Punëdhënësit e kanë justifikuar kërkesën për pasuordet me faktin se puna ishte në departamentin e policisë.

E njëjta gjë ka ndodhur më pas në Karolinën e Veriut, gjatë aplikimeve për vende pune në një kishë.

Por ajo që shqetëson qytetarët në lidhet me faktin se këtë procedurë mund ta kërkojnë dhe punëdhënësit e tjerë, gjë që do të vinte në pikëpyetje jetën private.

Sipas të dhënave rreth 20 për qind e pronarëve dhe punëdhënësve kontrollojnë në rrjetet sociale, Facebook, Linkedin, 123People dhe motorët e kërkimit si Google për të marrë informacione në lidhje me personin që do marrin në punë.

r.b/NOA

KOMENTE