English

Dështon numërimi elektronik, PS sistem manual për votat

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA - Pas dëmtimit të sistemit të numërimit elektronik, grupi i punës së Asamblesë ka nisur numërimin manual të fletëve të votimit të cilat kanë të bëjnë me përbërjen e kryesisë. Këtë herë bëhet fjalë për kandidatët meshkuj, mes të cilëve këtë herë mungojnë emrat e Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit. Ky i fundit është emrëruar në grupin që do të merret me zbatimin e programit për energjinë, ndërsa Kastriot Islami nuk është përfshirë në asnjë strukturë, madje ka munguar në mbledhjen e sotme.

Agjencia NOA.al po boton edhe një herë propozimet e bëra sot nga kryesocialisti Rama për kandidatët meshkuj në kryesi.

Namik Dokle

Pandeli Majko

Ben Blushi

Arben Isaraj

Erion Brace

Arben Malaj

Et’hem Ruka Namik Kopliku

Saimir Tahiri

Ditmir Bushati

Vangjush Dako

Qazim Sejdini

Niko Peleshi

Dhimitër Kote

KOMENTE